Sulmuesi qe po e ‘çmend’ gjithë Evropën refuzon Juventusin

18:59 | 02 Tetor 2019

Ylli i RB i Salzburgut, Erling Braut Haaland ka zbuluar se ai ka refuzuar transferimin në Juventus kohë me parë.

Haaland është bërë një nga sulmuesit më të mirë të rinj në Evropë aktualisht pas disa shfaqjeve të bujshme për klubin dhe vendin kohët e fundit.

Kohët e fundit ai shenoi hat-trick në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve për Salzburgun dhe që mori vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Në një intervistë për BBC sulmuesi i ri norvegjez zbuloi se kishte refuzuar transferimin në Juventus, përcjell ORAinfo.

“Mendova se ishte shumë herët për të shkuar atje. RB Salzburg është ekipi i përsosur për mua, këtu ka më shumë mundësi të luajmë vazhdimisht:, ka thënë Salzburg.

Norvegjezi i lindur nga Leeds u bashkua në Salzburg nga klubi i vendlindjes Molde janarin e kaluar për një shumë rreth 5 milionë euro.

Në Molde, ai kishte luajtur nën menaxherin aktual të Man United, Ole Gunnar Solskjaer, i cili e krahasoi me Romelu Lukaku.

Deri më tani këtë sezon, Haaland ka shënuar 17 herë në të gjitha garat në vetëm 10 paraqitje – kjo përfshin 11 gola në tetë paraqitje në ligë. /ORAinfo/

Komento: