Super-lojtari i thotë “PO” Milanit

18:52 | 04 Qershor 2022

Ylli i ri i River Plate, Enzo Fernandez i ka thënë po një transferimi te AC Milan.

Mesfushori argjentinas ka një klauzolë lirimi prej 18 milionë euro.

AC Milan po shikon sërish te River Plate për përforcime. Kuqezinjtë ishin shumë pranë sigurimit të Julian Alvarez në janar, por sulmuesi përfundoi në Manchester City, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, një tjetër futbollist i River Plate ka tërhequr vëmendjen e tyre. AC Milan është në bisedime për të nënshkruar me Enzo Fernandez këtë verë.

Tuttosport raporton se sensacioni 21-vjeçar i mesfushës Enzo Fernandez i ka thënë po Milanit. /ORAinfo/

Komento: