
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, si dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, kanë shkuar në fshatin Kalludër e Vogël, në Zubin Potok ku po zhvillohen gërmime pas dyshimeve për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë.
Në vendngjarje po vazhdojnë veprimet e institucioneve kompetente, ndërsa pritet që pas përfundimit të ekzaminimeve të bëhen të ditura më shumë detaje lidhur me rastin.