Tahir Batatina futet në histori të futbollit Kosovar pas triumfit në Kupë

22:38 | 26 Maj 2022

Pas triumfit në Kupë, Tahir Batatina futet në histori të futbollit Kosovar.

Kupa e Kosovës në futboll do të mbetet në qytetin e Podujevës, me Llapin që ka triumfuar për herën e dytë radhazi në këtë garë.

Llapjanët në finale mposhten Dritën me rezultatin 1:2.

Pas këtij triumfi, Tahir Batatina është futur në histori të futbollit kosovar.

Ai u bë trajneri i parë që e fiton Kupën dy herë radhazi.

Kurse, Llapi tani është skuadra e tretë që triumfon në këtë garë dy herë rresht.

Një të tillë e kishte bërë më herët Prishtina (1994/95) dhe Feronikeli (2014/15).

Komento: