Takimi emocionues i Remzie Osmanit pas shumë vitesh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Takimi emocionues i Remzie Osmanit pas shumë vitesh

14:58 | 08 Janar 2019

Këngëtarja e njohur Remzie Osmani është një ndër personat më të pëlqyera të muzikës popullore.

Këngët e saj janë të pranishme pothuajse në çdo dasmë dhe festë tjetër familjare, në shumë prej tyre ajo është edhe e ftuar të këndojë.

Sa i përket muzikës popullore ajo është ndër këngëtaret më të kërkuara, shkruan Kosovarja.

Aktive në koncerte dhe mbrëmje të shumta brenda e jashtë vendit, duke pasur sigurisht edhe takime pafund, kjo sepse ka një karrierë tejet të bujshme.

E kësaj here, është takuar me disa persona që ka kaluar sigurisht kujtime shumë të bukura me ta njëherë e një kohë. Janë shoqëria e vjetër e shkollës të cilët pas shumë vitesh po ngrenë dolli së bashku.

Remzia nuk ka hezituar që këtë çast ta ndajë me ndjekësit e shumtë e që vërtetë shihet se po kalon kohë të mrekullueshme.

Komento: