Telenovelës së gjatë i erdhi fundit, Isco largohet nga Real Madrid

10:04 | 21 Maj 2022

Isco do të largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës.

Kjo është konfirmuar nga trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti.

“Kariera e Iscos me Real Madridin përfundon sot. Dhe ka qenë një karrierë e shkëlqyer”, tha ai pas ndeshjes që kampioni spanjoll e zhvilloi sonte me Real Betisin, e cila ishte e fundit për këtë sezon në La Liga.

“Ai me siguri mund të kishte bërë më shumë, por ai ka qenë i rëndësishëm. I uroj më të mirat”, shtoi Ancelotti.

Mesfushori spanjoll në “Santiago Bernabeu” u transferua në vitin 2013 nga Malaga.

Mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë skuadra e re e 30-vjeçarit.

Komento: