Ten Hag këtë javë pritet të arrijë marrëveshje me gjigantin evropian

10:32 | 13 Prill 2022

Man United i ofron këtë javë kontratën trajnerit Ten Hag – zyrtarizimi çështje kohe

Erik ten Hag me shumë gjasë do të jetë trajner i Manchester United.

Trajneri holandez i skuadrës së Ajax Amsterdam, Erik ten Hag pritet të pranojë ofertën e Manchester United gjatë kësaj jave.

Ten Hag ishte intervistuar javë më parë për një punë tek United por akoma nuk ka marrë propozimin nga skuadra.

Sipas Fabrizio Romano, United po punojnë që të përgatisin kontratën dhe të gjitha dokumentet e nevojshme gjatë kësaj jave, përcjell lajmi.

‘Djajtë e Kuq’ duan të zyrtarizojnë Erik ten Hag në krye të stolit sa më herët që të jetë e mundur.

Njerëz afër trajnerit kanë bërë të ditur se kjo gjë tashmë është vetëm çështje kohe. Detajet finale dhe marrëveshja me Ajaxin janë ato që pritet të kompletohen.

Komento: