Tifozët e Ballkanit dalin me një njoftim para festës së madhe në Suharekë

23:05 | 25 Gusht 2022

“Xhebrailat” dalin me një njoftim para festës së madhe në Suharekë.

Ballkani ka shkruar historinë e futbollit kosovar sonte. Klubi kampion i Kosovës është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Suharekasit arritën ta mposhtnin në dy ndeshjet ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupin.

Para festës së madhe, tifogrupi i Ballkanit, “Xhebrailat” njoftuan se do të jenë në sheshin e Suharekës brenda një ore.

Komento: