Tonali- Arsenal, ky është lajmi i fundit

13:52 | 23 Gusht 2022

Tonali në radarin e Arsenal.

Skuadra e Arsenal mund të bëjë një lëvizje për Sandro Tonali.

‘Gunners’ e kanë nisur për mrekulli sezonin e ri, duke qenë skuadra e vetme në Premier League me 3 fitore të regjistruara.

Megjithatë, ata po shohin opsionet për t’u përforcuar akoma, para fundit të merkatos. Sipas ‘Dailystar’, Arsenal janë në garë për një mesfushor, dhe Sandro Tonali është një nga emrat për të cilin mund të përgatitet ofertë, përcjell lajmi.

Milan vështirë se do të lëshojnë kartonin e Tonali, megjithatë, londinezët kanë edhe alternativa të tjera.

Youri Tielemans i Leicester mbetet në mesin e opsioneve favorite për Mikel Arteta, por një marrëveshje e mundshme me Tonali do ta rrëzonte belgun nga lista.

Komento: