Tottenham godet në cak, e transferon brazilianin Richarlison – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tottenham godet në cak, e transferon brazilianin Richarlison

12:14 | 30 Qershor 2022

Tottenhamit ka siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian Richarlison.

Sky Sport raporton se Tottenhami tashmë ka arritur marrëveshje me Evertonin për transferimin e brazilianit, që do të bëhet zyrtare gjatë ditëve në vijim.

Për kartonin e Richarlisonit, Tottenhami do të paguajë 60 milionë euro, kurse braziliani do të firmosë kontratë pesëvjeçare.

25-vjeçari ka qenë pjesë e Evertonit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Watfordi dhe kishte kontratë deri në vitin 2024.

Sezonin e fundit, Richarlison ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar pesë herë në 33 paraqitje në të gjitha garat për Evertonin.

Komento: