Tottenham turpërohet për herë të tretë, mposhtet thellë nga Brighton

15:42 | 05 Tetor 2019

Vazhdon forma e dobët e Tottenham.

Brighton ka shënuar fitore shumë të rëndësishme duke e mposhtur 3:0 Tottenhamin në ndeshjen e javës së tetë.

Skuadra e Mauricio Pochettinos po vazhdon të dëshpërojë me rezultate në Premierligë, duke u mposhtur tani nga Brighton, shkruan lajmi.net.

Neal Maupay në minutën e 3’, shënoi për epërsinë 1:0 të Brighton.

Në minutën e 32’, vendasit dyfishuan epërsinë, kur shënoi Aaron Connolly.

Ishte pikërisht Aaron Connolly, që shënoi edhe golin e tretë për Brighton, për 3:0.

Pas kësaj humbje, Tottenham mbetet në 11 pikë, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.

Komento: