Challandes befason, thotë se ndeshja me Malin e Zi më e rëndësishmja në historinë e re të Kosovës.
Bernard Challandes ka befasuar me fjalët e tij për ndeshjen mjaft të rëndësishme kundër Malit të Zi.
Kosova përballet fillimisht me Gjibraltarin të enjten në një test miqësor, kurse pas katër dite do të ndeshet me Malin e Zi për kualifikimet e Evropianit 2020.
Sfida me malazezët është mjaft e rëndësishme për ëndrrën e ‘Dardanëve’ për kualifikim në Euro 2020, prandaj pritet edhe mbështetje e madhe në ‘Fadil Vokrri’, shkruan lajmi.net.
“Pas kësaj është ndeshja me Malin e Zi dhe mund të them se është ndeshja më e rëndësishme e historisë së re të Kosovës”, ka thënë zvicerani.
”Me një fitore në këtë ndeshje mund të ëndërrojmë deri në minutën e fundit në ndeshjen me Anglinë. 3 pikë më shumë që na duhen nëse duam të ëndërrojmë”.
”Kjo ndeshje është e rëndësishme dhe me rrezik shumë të madh. Mali i zi është ekip shumë i mirë dhe nëse dikush prej jush ose ndonjë lojtar nuk mendon kështu ka probleme me vetën”, deklaroi Challandes.