Trajneri i Serie A u diagnostikua me kancer, ky është vendimi i fundit i tij

13:23 | 08 Tetor 2019

Sinisa Mihajlovic është larguar nga Spitali Sant’Orsola.

Sot menaxheri i Bologës u largua nga spitali pas raundit të dytë të kimioterapisë, pasi beteja e tij me kancerin vazhdon, përcjell ORAinfo.

Tani, ai pritet të udhëtojë në Romë për të qenë me familjen e tij, dhe më pas ai do të vendosë për përleshjen me Juventusin, të planifikuar në 19 tetor.

Kujtojmë se Mihajlovic është trajner i Bolognës dhe pas dianostifimit me kancer ai nuk është duke ushtruar këtë pozim, deri në shërim. /ORAinfo/

Komento: