Transferimi i Bernardo Silvas, Guardiola i jep lajmin e madh Barcelonës

23:59 | 20 Qershor 2022

Guardiola i premton Bernardos se do të jap dritën e gjelbër nëse oferta e duhur vjen në zyrat e City

Bernardo Silva vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Man City.

Ylli portugez, Bernardo Silva është në listën e dëshirave të Barcelonës, dhe duket se edhe lojtari preferon kalimin në ‘Camp Nou’.

Në gjithë këtë situatë, raportohet se edhe Pep Guardiola është përfshirë për të dhënë fjalën e tij.

Guardiola, bëjnë të ditur mediat spanjolle si i ka premtuar lojtarit se do t’i jap dritën e gjelbër për largim, nëse oferta e duhur vjen nga Barcelona në zyrat e City, përcjell lajmi.

Pep Guardiola është në mesin e atyre që kalkulon në Bernardon, por gjithsesi është i vendosur të respektojë dëshirën e lojtarit.

Bernardo ishte afër largimit nga City edhe sezonin e kaluar, por Pep e bindi të qëndronte.

Komento: