Trepça kualifikohet në finale, mposhtë Pejën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Trepça kualifikohet në finale, mposhtë Pejën

23:31 | 19 Maj 2022

Trepça ka kaluar në finale të play-offit.

Trepça ka shënuar fitoren e tretë ndaj Pejës dhe kështu e ka siguruar finalen e play-offit.

Mitrovicasit triumfuan në “Karagaçi” të Pejës me rezultat 81:76, duke e çuar në 3:1 serinë e gjysmëfinaleve dhe duke e siguruar finalen e play-offit ndaj Yllit.

Prej fillimit e deri në fund, Trepça administroi ndeshjen duke qenë vazhdimisht në epërsi. Peja nuk arriti asnjëherë ta ngushtonte epërsinë e Trepçës, ndërsa mitrovicasit ishin vazhdimisht në epërsi dyshifrore ndaj pejanëve.

Në fund të çerekut të katërt, Peja arriti të ngushtonte epërsinë dukshëm, por ishte e pamjaftueshme.

Ndeshja e zhvilluar në “Karagaçi” të Pejës ishte pjesërisht e mbushur me tifozë, për shkak të dënimit për ndeshjen e tretë, të zhvilluar ditë më parë.

Komento: