Tri skuadra angleze duan yllin e Milanit

14:31 | 04 Gusht 2022

Tre klube të Premier League janë të interesuara për nënshkrimin e Ismael Bennacer nga AC Milan me Liverpool në mesin e tyre, sipas një raporti.

Hafid Derradji i BeINSports ka publikuar një artikull në alquds.co.uk duke pretenduar se ka interes konkret për Bennacer, por shefi i Milanit, Stefano Pioli nuk është aspak i gatshëm të heqë dorë nga një nga lojtarët e tij kyç, veçanërisht pasi tashmë ka humbur Franck Kessie, përcjell ORAinfo.

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp është ende duke kërkuar të forcojë mesfushën e tij me një shtesë të re me Bennacer, Adrian Rabiot të Juventusit dhe Hakan Calhanoglu të Interit në listën e lojtarëve që ai do të miratonte.

Milani nuk dëshiron të shesë Bennacer, por kontrata e tij e cila zgjat deri në vitin 2024 ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro. Menaxhmenti dëshiron ta rrisë atë në 100 milionë euro duke rritur pagën vjetore të lojtarit në trefishin e asaj që është sot në këmbim të rinovimit të marrëveshjes së tij deri në vitin 2027./ORAinfo/

Komento: