Tri skuadra angleze në luftë për Skriniar

23:31 | 20 Maj 2022

Chelsea është në garë me Tottenham Hotspur dhe Manchester United për nënshkrimin e mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar këtë verë, sipas një raporti.

Reprezentuesi sllovak është bërë një nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse në Serie A për disa vite, përcjell ORAinfo.

Skriniar është paraqitur në 34 ndeshje në ligë deri më tani këtë sezon, duke ndihmuar Interin të sfidojë rivalët e qytetit AC Milan për Scudetton në ditën e fundit të sezonit të dielën.

Megjithatë, qëndrimi i mbrojtësit në San Siro po kërcënohet nga treshja e klubeve të Premierligës sipas La Gazzetta dello Sport, të cilët raportojnë se skuadrat angleze janë të gjitha të interesuara për një lëvizje në afatin e transferimeve./ORAinfo/

Komento: