Tri zeshkane secila më joshëse se tjetra, këto janë vajzat e Jakup Krasniqit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tri zeshkane secila më joshëse se tjetra, këto janë vajzat e Jakup Krasniqit

18:50 | 24 Shkurt 2019

Jakup Krasniqi është figuara më e dashur nga publiku polikë-dashës.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është ndër figurat e shquara politike të vendit, që është pjesë e politikës qe rreth katër dekada.

Krasniqin jeni mësuar ta shihni shumë shpesh në ekranet televizive, duke diskutuar rreth temave aktuale të vendit, por fare pak jeni mësuar të lexoni rreth jetës familjare. Për Krasniqin, që jeni mësuar ta shihni gjithnjë të veshur në ”vijë” kujdeset bashkëshortja e tij, Sevdija, me të cilën është martuar rreth tri dekada më parë, shkruan rtv21.tv

68 vjeçari nga Drenasi dhe bashkëshortja e tij janë prindër të katër fëmijëve. Ata së bashku kanë tri vajza dhe një djalë. Krasniqi është baba i tri vajzave zeshkane dhe të bukura, si dhe i një djaloshi, i cili duket se i ka tiparet e babait.

Megjithëse është bërë i njohur nga koha e luftës, Krasniqi veprimtarinë politike nuk e ka ndalur asnjëherë. Nga viti 1992 deri në 1998, ai ishte deputet në parlamentin e Kosovës, në seancën e parlamentit të ri të Kosovës më 9 janar 2008, dalë nga votimet e 17 nëntorit 2007, Jakup Krasniqi ishte zgjedhur kryetar i Parlamentit të Kosovës, ndërsa, në vitin 2014 bashkë me Fatmir Limajn kanë themeluar partinë “Nisma”.

Komento: