Tronditet Bayern Munchen

17:59 | 05 Tetor 2019

Bayern Munchen, ka pësuar humbje.

Bayern Munich ka humbur me rezultat 1-2 kundër Hoffenheim sonte në Allianz Arena.

Ishte një ndeshje ku mysafirët nga Hoffenheim kaluan të parët në epërsi, por që Bayerni nuk u dorëzua dhe arriti që të merr një pikë

Edhe një dështim i Bayernit në rrugën e tyre për titull në Bundesligë këtë sezon.

Djemtë e Niko Kovac kanë humbur me rezultat 1-2 kundër Hoffenheim në kuadër të javës së shtatë të Bundesligës gjermane.

Bavarezët hynë në këtë ndeshje pas fitores se thellë kundër Tottenham me rezultat 2-7 në Londër dhe ishin më të motivuar se kurrë.

Por, motivi i tyre duket se nuk u morrë shumë parasysh nga Hoffenheim.

Pjesa e parë u përmbyll e barabartë me rezultat 0-0, por në pjesën e dytë erdhën të dy golat.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët në minutën e 54-të me anë te Sargis Adamyan.

Bayern kthehet në lojë pasi që Lewandowski barazon rezultatin në minutën e 73-të pas një asistimi të Thomas Muller.

Por, Hoffenheim nuk u dorëzua dhe ishte përsëri Adamyan në minutën e 79-të.

Pavarësisht humbjes Bayern mbetet në vendin e parë me 14 pikë.

Komento: