U fol për ndarjen me Zerkën, ja çfarë veprimi bën Ronela

19:40 | 19 Mars 2019

Janë çifti më i përfolur i estradës.

Pas zënkave se mund të jenë ndarë, Young Zerka nuk vendosi të pohonte asgjë për romancën me Ronela Hajatin.

Ai u shpreh se ishte shumë i fokusuar në karrierën e tij muzikore dhe po përgatiste të sillte disa projekte të reja.

Nga ana tjetër, të njëjtin hap ka marrë edhe këngëtarja, e cila tregoi se shumë shpejt do të publikojë këngën “Pa dashni”.

Ditën e sotme Ronela ndau disa pamje nga klipi, që ende s’është publikuar, në të cilën shfaqet duke bërë disa lëvizje sensuale kërcimi.

Lidhur me ndarjen e mundshme nga Ronela, Young Zerka gjatë një interviste për “Prive” në fundjavë tha: “Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, sepse siç po e shihni po vij me shumë gjëra të reja. Kaq kisha. Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që s’ka lidhje. S’ka komente!”.

Nga ana tjetër këngëtarja shqiptare nuk ka bërë asnjë koment për këtë lajm!

Komento: