U KRY! Di Maria arrin marrëveshje me këtë skuadër

21:31 | 19 Maj 2022

Ylli i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria do t’i bashkohet Juventusit si një transferim i lirë këtë verë, me GOAL që konfirmon se ai ka rënë dakord për një kontratë njëvjeçare në Allianz Stadium.

Di Maria i ka kaluar shtatë vitet e fundit të karrierës së tij me PSG-në, duke fituar një mori trofesh vendas, por klubi ka vendosur të mos vazhdojë kontratën e tij përtej verës, përcjell ORAinfo.

34-vjeçari do të luajë ndeshjen e tij të fundit për kampionët e Ligue 1 kundër Metz më 21 maj dhe do të bëhet agjent i lirë muajin e ardhshëm, me Juve./ORAinfo/

Komento: