U kry! Ja ku po transferohet Cavani!

23:09 | 06 Gusht 2022

Kohës së Edinson Cavanit në Evropë po i vjen fundi.

Sulmuesi uruguajan është në prag të kthimit në Amerikën e Jugut për t’iu bashkuar gjigantëve argjentinas Boca Juniors, përcjell ORAinfo.

Kontrata e Cavanit me Manchester United përfundoi më 30 qershor dhe ai kishte oferta nga një numër klubesh evropiane, duke përfshirë skuadrën e La Liga Santander, Villarreal.

Lojtari, megjithatë, është i emocionuar nga ideja për të luajtur për Boca, sipas gazetarit uruguaian Diego Munoz./ORAinfo/

Komento: