U kry! Pogba arrin marrëveshje me gjigantin italian

22:15 | 16 Qershor 2022

Paul Pogba, ka rënë dakord të bashkohet me Juventusin, zbulon 90min, duke vënë në letër një marrëveshje katërvjeçare me klubin.

Mesfushori francez do të largohet nga Manchester United si transferim i lirë për herë të dytë në fund të qershorit, pasi nuk arriti të binte dakord për një marrëveshje të re në Old Trafford, përcjell ORAinfo.

Pogba tani është gati të nisë një periudhë të dytë në një tjetër klub: Juventus.
Burimet kanë thënë për 90min se fituesi i Kupës së Botës ka rënë dakord për një marrëveshje katërvjeçare në Allianz
Stadium.

Pavarësisht se ka pasur oferta nga Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, Pogba ka zgjedhur të ribashkohet me Juventusin për shkak të dashurisë së familjes së tij për qytetin e Torinos./ORAinfo/

Komento: