U KRY! Rudiger nënshkruan me këtë skuadër

23:59 | 02 Qershor 2022

Real Madridi, ka kompletuar nënshkrimin e mbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger.

Kontrata e qendërmbrojtësit në Stamford Bridge është caktuar të skadojë më 30 qershor dhe ai hodhi poshtë përpjekjet e Bluve për ta lidhur atë me një marrëveshje të re, përcjell ORAinfo.

Në vend të kësaj, Rudiger ka zgjedhur të bëjë lëvizjen te kampionët evropianë dhe spanjollë, duke u bërë nënshkrimi i parë i verës për Carlo Ancelottin./ORAinfo/

Komento: