U lëndua rëndë gjatë ndeshjes, mësohet gjendja e Lloris

20:55 | 05 Tetor 2019

Mësohet për gjendjen e portierit të Tottenham Hotspur.

Hugo Lloris ka pësuar një dëmtim në pamje të parë shumë të rëndë, gjatë ndeshjes kundër Brighton.

Portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris, ka pësuar një dëmtim që ia ka pamundësuar vazhdimin e lojës, kundër Brighton.

Pamjet e para tregonin një dëmtim shumë të rëndë, por pas ekzaminimeve të para, rezultatet janë më pozitive sesa pritej.

‘ESPN’ bën të ditur se nuk ka rezultuar asnjë thyerje në dorën e Lloris, transmeton lajmi.

Kujtojmë se në momentin kur portieri u dëmtua, bëri një gabim të rëndë i cili solli golin e parë të Brighton, në fitoren 3:0.

Komento: