U raportuar se janë ndarë, vjen reagimi i Fejza dhe Ozcan Deniz

08:13 | 03 Prill 2019

Është ndër aktorët dhe këngëtarët me të mirë në Turqi.

Ozcan Deniz, është përfolur shpesh muajt e fundit përsa i përket marrëdhënies me bashkëshorten e tij.

Problemet e çiftit nisën disa muaj më parë, kur Feyza e tejkaloi limitin e shpenzimeve, gjë për të cilën Ozcan ka treguar se është përpjekur mjaft herë të krijojë një “kompormis” të përshtatshëm për të dy.

Megjithatë, situata ekonomike në familjen e aktorit, nuk u përmirësuar as pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, transmeton lapsi.al. Kjo, jo për faktin sepse shpenzimet u shtuan me ardhjen e bebit, por për faktin se Feyza gjithsesi vazhdonte shpenzonte.

Megjithatë, zërat e shumtë për divorc, janë hedhur poshtë nga aktorët. Feyza madje është jashtmase e mërzitur që këto lajme kanë mbushur portalet.

E vetmja arsye përse ata nuk janë parë shpesh bashkë, është fakti që Ozcan ka qenë shumë i zënë me punë.

Duke qenë se Feyza nuk ka shumë miq afërt zonës ku jetojnë, në një farë mënyre ajo është “detyruar” të qëndrojë vetëm në shtëpi.

Komento: