U raportuar se Mbappe ka arritur marrëveshje me Realin, vjen reagimi nga Franca

13:21 | 12 Prill 2022

Gazetari i afërt me kampin e Mbappes përgënjeshtron Di Marizion se një marrëveshje me Real Madridin është arritur

Gianluca di Marizio raportoi mbrëmë se Kylian Mbappe ka arritur marrëveshje verbale me Real Madridin.

Sipas gazetarit italian, sulmuesi francez është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Los Blancos me një pagë 50 milionë euro në sezon, që mund të shkojë në 100 milionë falë bonuseve.

Por, korrespodenti i Foot Mercatos, Santi Aouna bën të ditur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se fituesi i Kupës së Botës me Francën ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Madje, ai shton më tej së gjërat më të përafërta janë për një rinovim me Paris Saint-Germainin se një kalim te Real Madridi.

Një gjë mbetet e sigurt se Mbappe do të bëhet lojtari më i paguar në histori të futbolli dhe kjo gjë do të ndodhë qysh në këtë verë.

Vlen të ceket se kontrata e francezit skadon më 30 qershor dhe do të jetë i lirë, nëse nuk nënshkruar marrëveshje të re me PSG-në para kësaj date.

Komento: