U tha se po transferohet në Milano, Asensio befason me vendimin e tij

22:41 | 15 Qershor 2022

Kohëve të fundit është raportuar se Asensio mund të transferohet në Serie A të Milan.

Mirëpo tani raportet vijnë se, Marco Asensio dëshiron ta vazhdojë qëndrimin e tij te Real Madridi.

Mesfushori ofanziv, përkundër që nuk e pati hapësirën e dëshiruar te “Los Blancos” këtë sezon, nuk e ka ndërmend që të tërhiqet nga gara për një vend startuesi në skuadër.

Spanjolli i pati disa dëmtime këtë sezon, për çka iu pamundësua që të paraqitej vazhdimisht.

Përkundër që u fol shumë se lojtari mund të largohet nga “Bernabeu” me destinacion Premier Leaguen.

Komento: