United arrin marrëveshje me yllin 100 milionësh

21:33 | 28 Gusht 2022

Manchester United, ka arritur një marrëveshje verbale me vlerë 100 milion € (84 milion £) me Ajax për transferimin e Antony.

Djajtë e Kuq kanë qenë të etur për të ribashkuar Erik ten Hag me 22-vjeçarin gjatë gjithë verës, por nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje me gjigantët e Eredivisie, përcjell ORAinfo.

Ajax ka refuzuar tre oferta nga United, e fundit prej të cilave ishte me vlerë rreth 90 milionë euro, por 90 minuta e kupton se është bërë një përparim në bisedimet mes dy klubeve me Antonin që tani është afër lëvizjes në Old Trafford ./ORAinfo/

Komento: