United gjen zëvendësuesin e Pogbas te Barcelona

20:32 | 03 Qershor 2022

Manchester United, beson se një ofertë prej 50 milionë £ (62 milionë dollarë) do të jetë e mjaftueshme për të bindur Barcelonën të shesë Frenkie de Jong, zbulon The Sun.

Djajtë e Kuq janë në treg për një zëvendësues të Paul Pogba dhe e kanë bërë mesfushorin holandez një objektiv kryesor, përcjell ORAinfo.

Ndërsa De Jong ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Camp Nou, Barca është e gatshme të shesë për çmimin e duhur për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare./ORAinfo/

Komento: