United ka në “radar” yllin e Chelseas

19:31 | 12 Gusht 2022

Manchester United, thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e Hakim Ziyech nga Chelsea pasi dështoi të transferojë Timo Werner nga Blutë në afatin kalimtar të transferimeve, sipas Manchester Evening News.

Djajtë e Kuq thuhet se donin Werner, por përpjekja e tyre në orën e 11-të dështoi pasi gjermani u kthye në Bundesligë për t’u bashkuar me RB Leipzig,përcjell ORAinfo.

Dhe tani Erik ten Hag tani dëshiron të ribashkojë Ziyech të cilin e kishte trajnuar në Ajax. Ziyech ka një kontratë me Chelsean deri në vitin 2025 dhe vlerësohet në rreth 80 milionë euro./ORAinfo/

Komento: