United merr vendim drastik për Ronaldon

17:10 | 10 Prill 2022

Manchester United, është i vendosur të inkurajojë largimin e Cristiano Ronaldos në fund të sezonit siç raporton The Daily Mail.

Një numër figurash të larta në Old Trafford mendojnë se 37-vjeçari do të pengonte një sistem të ri të mundshëm nën drejtimin e Erik ten Hag, i cili pritet të zëvendësojë Ralf Rangnick si trajner në verë, përcjell ORAinfo.

Ish-sulmuesi i United Robin Van Persie mund t’i bashkohet ekipit të trajnerit të Ten Hag nëse ai e merr përsipër, por Ronaldo ka të ngjarë të transferohet një vit përpara se kontrata e tij të përfundojë./ORAinfo/

Komento: