United po e transferon “Chichariton” e ri

16:02 | 05 Tetor 2019

Sulmuesi meksikan, Jose Juan Macias raportohet se është në listën e Manchester United pasi bëri përshtypje në debutimin e tij ndërkombëtar.

20-vjeçari, i cili është krahasuar me ish sulmuesin e Djajve të Kuq, Javier Hernandez, shënoi në fitoren 2-0 miqësore të Meksikës ndaj Trinidad dhe Tobago të Mërkurë, përcjell ORAinfo.

Sipas MARCA, Manchester United i është bashkuar Koln dhe Real Betis në një garë për sulmuesin në fjalë./ORAinfo/

Komento: