Valdrini ia zbulon sekretin Elvanës, ja sa para paguhet ajo për një koncert

18:32 | 24 Mars 2019

Elvana Gjata mbetet këngëtarja më e përfolur.

Së fundmi dizajnuesi i njohur Valdrin Sahiti ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” dhe zbuloi për herë të parë publikisht se sa para fiton këngëtarja e njohur Elvana Gjata për një koncert.

Vlen të përmendim se bukuroshja prej kohësh bashkëpunon me Valdrinin dhe janë shumë miq me njëri-tjetrin.

Gjatë intervistës, Sahiti rrëfeu se ajo merr 20 mijë euro për një koncert të vetëm.

Por, a harxhon shumë para për veshje Elvana?

Pikërisht këtu nisi gjithçka! Dizajnuesi pohoi se këngëtarja nuk harxhon shumë para për veshjet dhe gjatë gjithë kohës është më shumë e fokusuar tek kënga dhe vokali.

“Elvana është shumë e përqendruar në muzikë, në vokal dhe unë ja kam sjellë fokusin edhe tek paraqitja. E kam ndihmuar me kurimin e imazhit edhe jashtë skenës. Në fillimet tona i thashë t’i kushtonte rëndësi edhe veshjes jashtë skenës. Në një rast kur udhëtuam bashkë i thashë si s’po të vjen turp, 20 mijë euro merr në koncert, një çantë, një peliçe, një palë këpucë nuk i ke firmë.

” Të paktën një çantë Louis Vuitton bazike duhet ta kesh patjetër i thashë. Nuk më duhet tha, kam blerë 3 të tilla nga 50 euro online. I thashë ose merre çantën dhe bëhu njeri ose nuk punojmë më bashkë. Pastaj me vite e detyrova të blente çantën, peliçen etj”, tha Valdrini.

Po ashtu ai foli edhe për arritjet në karrierë dhe eksperiencën si prind i vogëlushes Bella.

Komento: