“Varfërohet” Reali, i lëndohet edhe një ylli i madh

22:41 | 05 Tetor 2019

Problemet nuk kanë të ndalur për Real Madridin.

Toni Kroos është emri i fundit që i shtohet listës së lojtarëve të dëmtuar të Real Madrid pasi lojtari gjerman u zëvendësua gjatë fitores në shtëpi ndaj Granadës duke u ankuar për probleme muskulore, përcjell ORAinfo.

Mesfushori ka qenë një nga lojtarët kyç për Zidane këtë sezon me gjermanin duke luajtur në të gjitha ndeshjet për klubin këtë sezon./ORAinfo/

Komento: