Vazhdimi i kontratës, Donnarumma i’a qet këtë kusht Milanit

13:45 | 03 Tetor 2019

Gianluigi Donnarumma i ka qitur kushte Milanit për vazhdimin e kontratës.

“Tuttosport” raporton se bisedimet për vazhdimin e konratës midis portierit dhe klubit po vazhdojnë, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, ka raportime të cilat tregojnë se Donnarumma i ka vënë kusht Milanit që nëse dëshiron që ai ta vazhdojë kontratën, duhet edhe t’i japin rolin e zëvendëskapitenit.

Mbetët të shihet nëse Milan do t’ia plotësoj këtë kusht portierit të njohur, i cili është ndër portierët me të kërkuar nga ekipet e mëdha evropiane.

Portieri 20- vjeçar në vitin 2015 kishte kaluar nga skuadra U19 e Milanit në skuadrën e parë. /ORAinfo/

Komento: