Vedat Muriqi po rikthehet në Turqi, i hapur për bashkimin me Galatasarayn

16:35 | 25 Qershor 2022

Okan Buruk është emëruar trajner i Galatasarayt, i cili dëshiron të hyjë në sezonin e ri në Superligë me një ekip ambicioz.

Puna e transferimeve vazhdon intensivisht te klubi verdhekuqe dhe tashmë kanë disa shënjestra.

Vedat Muriqi ishte një nga emrat në listën e Galatasarayt, i cili dëshironte të përforconte vijën e sulmit.

Deklarata e shkurtër ka ardhur nga reprezentuesi i Kosovës, emri i të cilit është lidhur për një kohë me gjigantin turk, transmeton telegrafi.

“Ka disa skuadra të interesuara si nga jashtë ashtu edhe nga Turqia. Pse të mos kthehem në Turqi?”, ishte përgjigja e shkurtër e Muriqit.

Sulmuesi shqiptar tashmë e ka dëshmuar veten në Superligën e Turqisë, pasi ishte pjesë e Fenerbahces për një sezon, për të kaluar më pas te Lazio për 20 milionë euro, derisa në edicionin që lamë pas ishte i huauzuar te Mallorca.

Komento: