
Televizioni Kanal 10 ka shkuar në vendin e ngjarjes në Jabukë të Zubin Potokut ku së fundi është zbuluar edhe një varrezë masive atje dhe ku janë gjetur deri tani mbetje mortore të 4 personave.
E sipas pamjeve që sjell kamera e Kanal 10 shihet se tereni atje është mjaft i vështirë, dhe se kjo varrezë është thellë brenda një pylli në Jakubë.
E lajmin për gjetjen e këtyre trupave e ka konfirmuar, me herët Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Ai ka theksuar 4 trupat pas ekzekutimit dyshohet se janë hudhur në një gropë të qyreqit.
E pamjet e mëposhtme janë ekskluzive që i sjell kamera e Kanal 10 drejt vendit të krimit në Jabuka të Zubin Potokut: