Xavi ende shpreson ta transferojë yllin e Man City-it

21:09 | 27 Gusht 2022

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ende shpreson se mund të arrihet një marrëveshje për të sjellë mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silva në Camp Nou.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, ishte kategorik të premten në besimin e tij se mesfushori portugez nuk do të shitet këtë verë për shkak të interesimit nga Barcelona dhe PSG, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Xavi ende ka shpresë se klubi mund të bie dakord për një marrëveshje për ta sjellë 28-vjeçarin te Barcelona përpara përfundimit të afatit kalimtar./ORAinfo/

Komento: