Xavi flet për fitoren ndaj Sociedadit, e ‘qon në qiell’ këtë lojtar

09:40 | 22 Gusht 2022

Xavi Hernandez e ka komentuar fitoren e mbrëmshme të Barcelonës ndaj Real Sociedadit me rezultat 4:1.

Katalunasit u gëzuan falë tre golave të realizuar në 25 minutat e fundit të lojës pas deri tek minuta e 65-të rezultati ishte i barabartë, 1:1.

“Është gjithmonë e vështirë të fitosh në këtë stadium, por kur arrijmë ta kontrollojmë gjysmëfushën e kundërshtarit, dimë ta bëjmë diferencën në fund. Kemi biseduar kur u krye pjesa e parë se duhet të sulmojmë më shumë dhe të gjejmë hapësira. Javën e kaluar për ne ka qenë një goditje e fortë, por kjo fitore na jep forcë, sepse bëhet fjalë për të insistuar dhe për t’i dashur gjërat. Ndonjëherë kemi luajtur mirë e ndonjëherë më pak mirë kur e kemi humbur kontrollin e topit dhe na është komplikuar jeta”, deklaroi trajneri katalunas.

Ai foli edhe për paraqitjen e Frenkie de Jongut, i cili mund të largohet nga “Camp Nou” në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

“E kishte fatin e keq ta humbte topin tek goli i tyre, por e kam parë mirë në këtë lojë. Mendoj se i ka munguar më së shumti të sulmojë në hapësira në fillim, por në përgjithësi kemi qenë të mirë dhe jam i kënaqur me fitoren”, përfundoi trajneri Xavi.

Barcelona fitoi falë dy golave të Robert Lewandowskit dhe nga një të Ousmane Dembeles dhe Ansu Fatit.

Komento: