Xhensila Myrtezaj jep lajmin e mirë për fansat e saj

10:14 | 17 Prill 2022

Xhensila Myrtezaj paralajmëron këngën e re.

Këngëtarja, Xhensila Myrtezaj para pesë muajsh ka publikuar këngën e fundit.

Kjo këngë ishte në bashkëpunim së bashku me Ghetto Geasy e Majk dhe titullohet “Mëkati jem”, shkruan lajmi.

Ndërsa siç duket këngëtarja ka gati edhe projektin e ri muzikor, e këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një “InstaStory”

“Po vjen”, ishte mbishkrimi i këngëtares.

Kujtojmë se këngëtarja është e martuar me aktorin Bes Kallaku.

Komento: