Ylli 100-milonësh, Real Madridi e mposht Manchester Unitedin

11:08 | 06 Tetor 2019

Donny van de Beek pritet të largohet nga Ajax.

Real Madridi e ka mposhtur Manchester Unitedin në garë për mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek.

“Djajtë e kuq” duket se e kanë ftohur interesimin për yllin holandez për shkak të çmimit prej 100 milionë euro, të cilën Madridi është i gatshëm ta paguajë.

22-vjeçari do të jetë në tregun e transferimeve në janar dhe do të kushtojë 100 milionë euro.

The Mirror në Britani të Madhe raporton se Manchester Unitedi kishte refuzuar ta blinte atë në verë për shkak të çmimit të lartë.

E ardhmja e Van de Beek mund të ketë ndikim në atë të Paul Pogbas, i cili lidhet me një kalim të mundshëm në Madrid.

Komento: