Ylli i madh i dërgon ultimatum Milanit

17:34 | 22 Qershor 2022

Enzo Fernandez është i etur për t’iu bashkuar Milanit, por ka bërë të ditur se do të presë vetëm deri në fund të javës.

Përveç kësaj, ka një faktor që lidhet me çmimin që kuqezinjtë duhet të marrin në konsideratë

Ndërsa nënshkrimi i Renato Sanches mbetet i pasigurt, duke pasur parasysh interesin e Paris Saint-Germain, Milani po monitoron edhe zgjidhje të tjera në treg dhe Fernandez është një prej tyre.

Mesfushori i River Plate, 21 vjeç, është gati për kërcimin e madh, përcjell ORAinfo.

Sipas Gianluca Di Marzio, Fernandez i ka thënë Milanit se do të presë deri në fund të javës, i etur për t’u bashkuar me skuadrën e San Siros.

Pas kësaj, ai do të ofrojë disponueshmërinë e tij për ekipet e tjera pasi Wolves dhe Benfica gjithashtu janë shumë të interesuar.

Pas këtij ultimatumi qëndron klauzola e lirimit të mesfushorit, e cila aktualisht është vendosur në 18 milionë euro.

Të hënën, megjithatë, do të rritet në 23.5 milionë euro dhe kjo është arsyeja pse lojtari po e nxiton çështjen.

Mbetet për t’u parë nëse kuqezinjtë do të ecin përpara me interesimin e tyre. /ORAinfo/

Komento: