Ylli i madh po largohet nga Juventusi, befason me skuadrën e re

20:58 | 14 Gusht 2019

Skuadra e Juventusit do të përballet me largimin e një lojtari.

Mario Mandzukic nuk ka dyshime se ku dëshiron të luajë në sezonin e ri.

Mario Mandzukic pritet të largohet nga Juventus në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se ylli kroat ka pranuar se aventura e tij në Torino ka përfunduar pas vendimit të klubit për ta nxjerrë në shitje.

Por, edhe pse kërkohet nga Borussia Dortmund, Mandzukic preferon rikthimin në Bayern Munich.

Mandzukic kërkohet nga skuadra kampione e Bundesligës derisa Juventus e vlerëson në pak mbi 10 milionë euro.

Komento: