Yllka Gashi flet pas “Zgjoi” nuk u nominua për Oscars: Faleminderit për dashurinë dhe përkrahjen e jashtëzakonshme

17:23 | 08 Shkurt 2022

“Zgjoi” nuk nominohet për Oscars, Gashi: Faleminderit për dashurinë dhe përkrahjen e jashtëzakonshme.

Aktorja kryesore në filmin “Zgjoi”, Yllka Gashi, i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që e kanë ofruar për rrugëtimin për t’u nominuar për Oscars.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social, ka theksuar se “Zgjoi” solli gëzim e i bëri krenarë të gjithë dhe shkroi histori te re për kinematografinë kosovare.

“Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falënderuese! Faleminderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit!”

“Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë. Kosova ka shumë talent e rrëfime autentike të cilat duhet t’i tregojmë! Edhe njëherë faleminderit nga zemra!”,ka thënë Gashi.

Filmi “Zgjoi” sot nuk ka arritur që të nominohet për Oscars.

Komento: