Zaniolo te Milani? Flet agjenti i lojtarit

10:16 | 02 Qershor 2022

Agjenti i Zaniolo komenton zërat që lidhin lojtarin me Milanin.

Agjenti i Nicolo Zaniolo ka komentuar zërat që e lidhin klientin e tij me skuadrën e Milanit.

Nicolo Zaniolo vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Roma, me Milan që duket pista më e mundshme aktualisht.

Për mundësinë e një lëvizjeje të tillë ka folur edhe agjenti i lojtarit, i cili ka thënë se një ofertë do të ishte e mirëpritur.

“Do të ishte lajm i shkëlqyer (oferta e Milan), por nuk di akoma asgjë për këtë”, ka thënë Zaniolo, transmeton lajmi.

Zaniolo do t’i mbush 23 vjet muajin tjetër. Gjatë sezonit të kaluar ai ka kontribuuar me tetë gola e nëntë asistime në 42 ndeshje.

Milan, me pronarët e rinj, pritet ta kenë të mundur t’i përmbushin kërkesat e Romës për Zaniolo.

Komento: