Zbulohet arsyeja pse Bayern Munich e refuzoi Ronaldon

19:35 | 27 Korrik 2022

Klubi gjerman ka pranuar se ata kanë menduar që ta bëjnë këtë transferim

Stuhia mediale për largimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Manchester United vazhdon të ziejë këtë verë.

Një nga skuadrat që janë lidhur me një transferim të sulmuesit portugez ishte Bayerni i Munchenit, por ata, bashkë me skuadrën e Premier Ligë Chelsea, e kanë distancuar vetveten nga një marrëveshje e mundshme me pesë herë fituesin e Topit të Artë.

CEO i Bayern Munich, Oliver Kahn ka pranuar për Bild që klubi gjerman e ka vlerësuar mundësinë për të nënshkruar me yllin portugez.

“Ne e kemi diskutuar këtë problem. Përndryshe, ne nuk do të bënim punën tonë mirë”, tha Kahn, i cili ka shprehur adhurimin e tij për sulmuesin.

“Personalisht mendoj që Cristiano Ronaldo është njëri prej lojtarëve më të mirë në planet”.

Por, duket së pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk i përshtatej si duhet kampionëve të Bundesligës dhe stilit të tyre të lojës.

“Ne erdhëm në konkluzionin së, pavarësisht vlerësimit tonë të madh që kemi për të, ai nuk i përshtatet filozofisë sonë në gjendjen që jemi për momentin”.

Kështu që e ardhmja e CR7, i cili ka 37 vite dhe ka pagë 29 milionë euro në vit, mbetet e hapur.

Ish ylli i Real Madridit është kthyer në qendrën stërvitore të United këtë javë ku pritet të mbajë biseda me Erik ten Hag dhe klubi do të përpiqet që ta kuptojë më mirë situatën e tij. Ai ende ka mundësi që të luajë për Djajtë e Kuq në sezonin e ri edhe pse ka munguar në ndeshjet para sezonale.

Komento: