Zbulohet arsyeja pse Milani do ta shkarkojë Giampaolon

10:10 | 08 Tetor 2019

Mediat italiane kanë zbuluar pse Milani ka venduar të shkarkojë trajnerin Marco Giampaolo.

Siç është analizuar nga botimi i sotëm i Corriere Della Sera, ekzistojnë dy arsye kryesore pas vendimit të Milan për të shkarkuar Marc Giampaolo, përcjell ORAinfo.

Së pari, menaxheri ka treguar një tendencë për të mbështetur lojtarët e vjetër dhe duke mos u bazuar në lojtarët që janë transferuar kryesisht sivjet.

Për më tepër, ai dërgoi një sinjal të madh me formacionin kundër Genoas, i cili vërtet konfirmoi gjendjen e tij të konfuzionit.

Milan pritet të zyrtarizojë shkarkimin e Giampaolos dhe vendin e tij pritet të znëë Spaletti ose Pioli. /ORAinfo/

Komento: