Zbulohet arsyeja pse Salah nënshkroi me Liverpoolin

19:01 | 03 Korrik 2022

Një informacion interesant ka publikuar këtë të dielë nga shtypi anglez.

“The Sun” raporton se nëse Mohamed Salah rishikoi të ardhmen e tij në Liverpool, kjo ishte për shkak se atij iu ofrua më shumë se dyfishi i asaj që fitonte më parë. Shuma e re është rreth 400,000 paund në javë që, për sezon, është rreth 20 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Pakënaqësia e egjiptianit me faktin se nuk iu ofruan para fillimisht nënkuptonte se ai ishte afër bashkimit me Chelsea.

Në fund, ‘Fenway Sports Group’, kompania që kontrollon klubin, mendoi se nuk ishte ideale të lejohej një futbollist i cilësisë së lartë të nënshkruante për një rival të drejtpërdrejtë në Premier League, edhe pse kontrata i skadon në vitin 2023. Kjo është pse vendosën t’i ofrojnë më shumë para anësorit./ORAinfo/

Komento: