Fernando Luiz Rosa, i njohur gjerësisht si ‘Fernandinho’ do të kthehet në Brazil pas gati 20 vitesh larg.
Në moshën 37-vjeçare, mesfushori beson se ka ardhur koha që ai të kthehet, përcjell ORAinfo.
Sezoni i fundit në Manchester City e ka lënë atë në plan të dytë. Për këtë arsye, të dyja palët morën vendimin për të ndarë rrugët në një rrugëtim që filloi në sezonin 2013-14.
Destinacioni i tij do të jetë Athletico Paranaense, ku filloi të shkëlqejë kur ishte vetëm 18 vjeç. Këtë e ka konfirmuar gazetari Fabrizio Romano, i cili tashmë ka konfirmuar marrëveshjen./ORAinfo/